sq

Shkarkoni broshurat tona

A e njihni VUB-in?

Universiteti i Lirë i Brukselit (Vrije Universiteit Brussel  – VUB) është një universitet ndërkombëtar që ndodhet në zemër të Europës, në Bruksel, dhe ka një histori të pasur që e ka zanafillën në vitin 1834. Nëpërmjet programeve studimore dhe kërkimore të standarteve më të larta bashkëkohore, VUB-i ka si qëllim të kontribuojë në mënyrë aktive dhe të përkushtuar për një shoqëri më të zhvilluar në të ardhmen.

NJIHUNI ME NE!

Në mënyrë elektronike: email – skype

Regjistrohuni: për përditësime në email ose buletine

Në mënyrë direkte, në panaire ose në takimet e të diplomuarve që zhvillohen pranë jush

Në Belgjikë në ditët e hapura

PROGRAME STUDIMI

Universiteti ynë ka rreth 54 programe të gjuhës angleze në shkencat humane, inxhinierike dhe shkencat e sakta – biologji si dhe programe doktorature në më shumë se 30 disiplina.

Arsimimi

Zbuloni çfarë dhe si mund të studioni në VUB?

Kërkimi shkencor

Hulumtimi shkencor në VUB: hulumtuesit tanë kanë liri të plotë akademike në punën e tyre kërkimore dhe shkencore. Qendrat tona të ekspertizës janë qendrat multidisiplinare të përsosmërisë në të cilat ndërkombëtarizimi dhe rritja e rrjetit janë qëllime të përhershme.

Inovacioni / Risitë

VUB-i gëzon reputacion ndërkombëtar me anë të programeve të tij elitare të kërkimit shkencor. A jeni ju një kërkues shkencor apo një kompani kërkimore? VUB TechTransfer është një portë unike hyrëse dhe mirëseardhjeje në hapësirën ndërvepruese universitet-industri-shoqëri.

Dëshironi më shumë informacion?

Galeria e fotove

Dëshmi